Ardian Çipa lë Tiranën, emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm

Shqipëria

Ardian Çipa lë Tiranën, emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm

Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:38

Rokadë ndryshimesh në Policinë e Shtetit në rangë drejtuesish. Ardian Çipa, i cili mbante pozicionin e drejtorit të Policisë së Tiranës, është emëruar zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në seksionin e Krimeve të Rënda.

Ardian Çipa në këtë mënyrë merr vendin e lënë bosh nga Haki Çako, i emëruar në postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, pas largimit të Artan Didit.

Pozicionin e tij si drejtor të Policisë së Tiranës e zë Ervin Hodaj, 39 vjeç, nga Tepelena. Hodaj më herët mbante pozicionin e drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, si dhe ka mbuluar seksionin e Qarkullimit Rrugor.

Në krye të Komisariatit të Fierit është emëruar Neritan Nallbati, i cili kishte të njëjtën detyrë në Komisariatin e Elbasanit. Ndërkohë në vend të Nallbatit në Elbasan është emëruar Alfred Çepe.

Gjithashtu pjesë e ndryshimeve është bërë edhe kreu i Anti-krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, post në cilin është emëruar Rebani Jaupaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat