SHBA: Identifikuam kandidatë me histori kriminale

Shqipëria

SHBA: Identifikuam kandidatë me histori kriminale

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:53

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, vazhdon identifikimin e politikanëve shqiptarë, të përfshirë në histori kriminale.

Disa nga kandidatët e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit janë identifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si politikanë me histori të mundshme kriminale.

Pas deklaratave të forta të bëra pas nisjes së çështjes “Doshi”, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, vazhdon identifikimin e politikanëve shqiptarë, të përfshirë në histori kriminale.

Donald Lu ishte zëri i parë nga ndërkombëtarët që mbështeti largimin e deputetit Tom Doshi nga radhët e PS-së. Ndërkohë tani ambasadori Lu theksoi se SHBA-të do të japin më shumë se gjysmë milionë dollarë mbështetje për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, më qëllim që të jenë të lira dhe të ndershme.

“Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri apo në vende të tjera. Në përgjithësi ndihemi mirë për listat, nga prania e një numri të madh të grave. Kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi. Nxisim gazetarët, OJQ-të dhe qytetarët e thjeshtë të kërkojnë që politikanët të përmbushin kriteret dhe standardet”, u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat