Blendi Gonxhe i pari për këshillin e Tiranës

Shqipëria

Blendi Gonxhe i pari për këshillin e Tiranës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 00:26

Blendi Gonxhe, tashmë i është rikthyer skenës së politikës në vend, duke lënë pas 13 vite qëndrimi larg kësaj skene. Në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, Blendi Gonxhe do të garojë për tu bërë pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës.

Është për tu evidentuar fakti se kësaj radhe Gonxhe rikthehet në skenën e politikës nëpërmjet forcës politike që kryesohet nga Nard Ndoka, nëpërmjet Partisë Demokristiane. Blendi Gonxhe është i pari në listën e këshilltarëve të Partisë Demokristiane për Bashkinë e Tiranës.

Gonxhe ka zgjedhur kështu PDK-në e Nard Ndokës për t’u shërbyer qytetarëve të kryeqytetit. Ndoka ka deklaruar ditë më parë largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike, për t'iu bashkuar koalicionit qeverisës PS-LSI.

Qëndrimi

Nëpërmjet një statusi në rrejtin social “Facebook”, vlerëson hapin që ndërmori Partia Demokristiane për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës, duke e cilësuar këtë forcë politike si një vlerë të shtuar të koalicionit të majtë. Ndërsa thekson kalimi i demokristianëve në mazhorancë do të jetë një bonus për të majtën në zonat veriore, ku sipas Gonxhes e majta ka vështirësi në thithjen e elekoratit kundrejt vetes.

“Përshëndes akordin e PDK-së për koalicionin me PS-në. Votat e tërë demokristianëve të bashkuar do jenë një vlerë e shtuar. Bashkimi bën fuqinë. PS-ja historikisht ka patur veshtirësi në veri dhe këto lëvizje e ndihmojnë. Nga ana tjetër PDK-ja nëse renditet e 4-ta apo e 5-ta brenda koalicionit maksimalizon nga formula e kodit zgjedhor aktual në çdo zonë sepse ky koalicion ka shumë pjesmarrës (40 parti). Në parim simpatizoj partitë që kryesojnë koalicione të gjera, që nuk kufizohen e nuk mbyllen. Ky sistem zgjedhor avantazhon këtë gjë. Një koalicion i gjerë rrit përfshirjen dhe rezultatin,” - shkruan Gonxhe në rrjetin social “Facebook” për PDK-në.

Blendi Gonxhe është njëri ndër studentët e lëvizjes së dhjetorit të ’91 dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës në vitet 2000. Blendi Gonxhe ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat