MF: Fondi i kompensimit të shtresave në nevojë, po përdoret sipas ligjit

Shqipëria

MF: Fondi i kompensimit të shtresave në nevojë, po përdoret sipas ligjit

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:16

Ministria e Financave bën të ditur, në një njoftim për shtyp të dielën se, fondi i kompensimeve prej 1600 milionë lekësh po përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë, sipas rregullave, proçedurave dhe kritereve të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nisur nga disa paqartesi në median e shkruar dhe elektronike, që lexojnë treguesit e konsoliduar fiskale të tremujorit të parë, sa i përket kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për shtresat në nevojë, ministria e Financave sqaron se, "Treguesi " Kompensim për shtresat në nevoje", pjesë e treguesve fiskale në tabelën e buxhetit 2015, pavaresisht se parashikohet si një zë i veçantë (në plan), kur përdoret bëhet pjesë e treguesve të tjerë buxhetorë".

Keshtu p.sh; fondi i kompensimit janar-shkurt-mars, përfituar nga pensionistët, është pjesë e shpenzimeve për sigurimet shoqërore.

Nëse kontaktoni me ISSH drejtuesit konfirmojnë se pensionistët kanë përfituar kompensimin e muajit janar në shkurt dhe të muajit shkurt në muajin mars, dhe ky shpenzim është i reflektuar në shpenzimet për sigurimet shoqerore, pra atje ku reflektojnë shpenzimet për pensione dhe perfitime të tjera, citon njoftimi per shtyp i MF-se.

Po keshtu për ndihmën ekonomike, papunesinë apo për punonjesit buxhetorë, shpenzimet për kompensimin e energjisë janë pjesë e shpenzimeve në zerat përkatës, sipas ligjit që parashikon këtë procedurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat