Menaxhimi i kryeqytetit nga Basha dhe Rama

Shqipëria

Menaxhimi i kryeqytetit nga Basha dhe Rama

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:02

Partia Socialiste akuzoi Lulzim Bashën se s’ka mbajtur asnjë premtim gjatë 4 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës. Sipas deputetit socialist Ervin Bushati, kjo është arsyeja përse edhe kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova, iu bashkua kritikave duke denoncuar premtimin e pambajtur të Bashës për ndërtimin e terreneve sportive në kryeqytet. “Vota e 21 qershorit do të jetë një mesazh i qartë për Lulin dhe Partinë Demokratike se qytetarët dinë t’i dallojnë mire mashtruesit”, tha Bushati.
Selia blu ka replikuar përmes koordinatores Rejla Bozdo, sipas së cilës nuk ka qytetarë që nuk e di se Lulzim Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian. PD përsëriti akuzën drejtuar Ramës se kur ishte kryebashkiak betonizoi Tiranën. Revolta popullore e ka futur në depresion Ramën – pretendojnë demokratët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat