Sa pikë do ti hiqen nga patenta ministrit Haxhinasto pas këtij parkimi?

Shqipëria

Sa pikë do ti hiqen nga patenta ministrit Haxhinasto pas këtij parkimi?

Më: 26 prill 2015 Në ora: 14:42

Ditë më parë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se, në një prej mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, ditët e para të muajit prill, u miratua projektvendimi “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, është një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor”, në bazë të së cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit.

Ky rregull i ri ka hyrë në fuqi më datë 22 prill pasi është botuar në Fletoren Zyrtare duke u shndërruar në ligj taksativ që duhet zbatuar nga të gjithë, ndryshe ndëshkimet dihen tashmë.

Por kur pritet që qytetarët të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve ja ku vjen fotoja që tregon makinën e vetë ministrit Edmond Haxhinasto që parkon mbi trotuar, veprim ky i ndëshkueshëm nga Kodi Rrugor, përcjell Portali Albeu.

Lind pyetja: sa pikë do ti hiqen tani ministrit Haxhinasto? Edhe pse nuk dihet nëse ka qënë vetë ministri apo shoferi i tij… /albeu.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat