Meta mesazh Brahos: S’ka kompromis para ligjit

Shqipëria

Meta mesazh Brahos: S’ka kompromis para ligjit

Më: 26 prill 2015 Në ora: 12:53

Kryeparlamentari Ilir Meta ka folur sot në lidhje me vizitën e aluduar të deputetit Spartak Braho në spitalin ku ishte shtruar Mark Frroku.

Në media u fol për një takim mes Brahos dhe Frrokut dhe Meta i kërkoi ministrit Tahiri dhe kryeprokurorit Llalla të verifikonin nëse kjo gjë ishte e vërtetë.

“Asnjë deputet nuk mund të sfidojë gjykatën. Nuk bëjmë kompromise për asnjë deputet, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, ka thënë Meta.

Ai deklaroi dje se nëse vërtetohet që Braho ka takuar Frrokun do të mbajë një qendrim publik.

Braho u përfol edhe më herët për një takim me “Tonin e Kombinatit” pas akuzave të Doshit se Ilir Meta kishte përgatitur një atentat ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat