Veliaj: Privilegj për mua të shërbeja si ministër i Kulteve

Shqipëria

Veliaj: Privilegj për mua të shërbeja si ministër i Kulteve

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:47

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duket se po lë ditë pas dite stafetën, për t’iu përkushtuar më pas kandidimit për Bashkinë e Tiranës.

Dhe pas prezantimit të punëve dhe arritjeve të tij në krye të MMSR në fushën e pensioneve, arsimit profesional, çështjet sociale, reformimin e zyrave të punës etj, duket se Veliaj është “ndarë” edhe nga Komiteti i Kulteve.

“Si ministër përgjegjës për harmoninë e kulteve, qe privilegj të punoja dhe shërbeja me Komunitetin Mysliman Shqiptar në këto 2 vite. Si organizimi më i madh i besimit në vend, Komuniteti Mysliman është një faktor kyç në harmoninë unike shqiptare. Faleminderit!” shkruan ai sot në një postim në Tëitter.

Gjatë detyrës së tij si ministër përgjegjës për kultet, Veliaj krijoi një marrëdhënie të shkëlqyer me komunitetet fetare në vend dhe gjatë këtyre dy viteve, dy kanë qenë ngjarjet e shënuara: Vizita e Papa Françeskut në shtator të vitit të kaluar, si dhe roli kyç që Veliaj luajti në zgjidhjen e konfliktit disa vjeçar për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, çka i hapi rrugë lejes së ndërtimit, e cila tashmë ka nisur të ndërtohet me ritme të shpejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat