Rama: Putini, kërcënim serioz për Europën

Shqipëria

Rama: Putini, kërcënim serioz për Europën

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:39

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka bërë thirrje Europës që të reagojë ndaj atij që ai e quajti “kërcënimit Putin”. Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Stuttgarder Zeitung”, Ram ka folur për marrëdhëniet politike dhe ekonomike Shqipëri – Gjermani dhe projektet e përbashkëta në të ardhmen mes dy vendeve.

Ndër të tjera, Rama ka folur edhe marrëdhëniet Shqipëri – Serbi dhe ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit. Kreu i qeverisë ka thënë se po punohet përmirësimin e raporteve mes dy shteteve që historikisht nuk kanë shkuar bashkë.

Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama thotë ky është një proces që do kohë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Europën kryesisht në fushën e sigurisë.

Intervista e plotë:

Zoti Kryeministër, cila është arsyeja e vizitës tuaj dyditore në Baden-Württemberg? Në Tiranë, shohim supermarkete franceze dhe një ndërtesë të lartë të Bankës austriake, ndërsa ekonomia gjermane nuk është shumë e pranishme. Si do t’i tërhiqni ju investitorët?

Në agjendë kemi një bashkëpunim më të ngushtë me Gjermaninë. Ne do të ndjekim politika favorizuese për biznesin. Ne kemi disa investitorë të rëndësishëm gjermanë në Shqipëri, për shembull, Deutsche Telekomi, i cili na ka ofruar një projekt në modernizimin e furnizimit të energjisë dhe përvojën e saj në futjen e të ashtuquajturve matës inteligjentë që masin konsumin e energjisë të familjeve private. Ne jemi të bindur se Shqipëria, investitorëve të huaj u ofron mundësi të mrekullueshme: në biznesin e naftës dhe gazit, turizëm, industrinë e prodhimit dhe me portet tona detare.

Në kontekstin e krizës së Ukrainës, duket se presidenti rus Vladimir Putin po punon që të bëjë në anën e tij vende të tilla si Mali i Zi, Greqia, Hungaria dhe Serbia. Çdo të ndodhë nëse kemi një përçarje në Europë?

Sipas mendimit tim, Putin ndoqi një strategji që është një kërcënim absolut në Europë. Kjo është një strategji e shfrenuar që u konkretizua me aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrja në Ukrainë lindore nuk ka fund. Europa do të duhet të përgjigjet. Dhe Europa ka ende çështje të tjera: terrorizmin ndërkombëtar dhe radikalizmin islamik. Prandaj, Bashkimi Europian ka nevojë për një qasje për Ballkanin. Ajo ka nevojë për një strategji të guximshme dhe agresive për zgjerim. Më shumë, jo më pak, kjo është përgjigje e drejtë në këtë kohë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë nuk janë të qeta nga tensionet, pikërisht për shkak të çështjes së Kosovës.

A është një mundësi që në Konferencën e ardhshme të Ballkanit në Vjenë, në muajin gusht të kemi një shans për pajtimin me Beogradin?

Ne patëm një konferencë shumë të suksesshme në Ballkanin Perëndimor 2014 në Berlin. Kjo ishte hera e parë që tetë udhëheqësit e rajonit u takuan dhe nuk merren me të kaluarën, por diskutuam të ardhmen. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, na ka treguar rrugën e drejtë që duhet të ndjekim. Ne kemi nevojë që në Vjenë të bëhet një zgjatim i procesit të Berlinit. Ne kemi nevojë më shumë sesa për fotot e bukura familjare. Doja të theksoja se vendet tona duhet të punojnë ngushtë së bashku. Ne duhet të krijojmë një partneritet të ri pas viteve të konfliktit dhe urrejtjes.

Kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE?

A mos pritni që të na marrë në krahë? Ky është një proces. Së pari, BE-ja ka përjetuar probleme dhe tani nuk është koha e saj më e mirë. Së dyti, duhen dy veta për të kërcyer tango. Ne do të bëjmë çmos për të përmbushur kërkesat për anëtarësimin në BE. Por nuk do të ketë favore apo privilegje për vendet kandidate. Europa ka nevojë për Ballkanin aq sa Ballkani ka nevojë për Europën. Kushti afatgjatë është bashkëpunimi në aspektet ndërkombëtare të sigurisë, prosperitetit dhe paqes sociale, të cilat duhet të sjellin Ballkanin në BE, në qoftë se vendet janë gati për anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat