Energjia elektrike ; Vijon puna për evidentimin e parregullësive

Shqipëria

Energjia elektrike ; Vijon puna për evidentimin e parregullësive

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:31

Policia e Shtetit dhe OSHEE vijon punën në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike . Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar çdo ditë 75 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE dhe janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 5.297 raste. sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Brëndshme .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 32 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 32 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 10 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 15 persona, ndiqen në gjendje të lirë 7 personam duke ju referuar njoftimit. Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.571 lidhje të abonentëve debitorë dhe 32 lidhje të paligjshme.Gjithashtu janë kontrolluar 96 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

“Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brëndshme .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat