Skandali me viktimën në kamionçin, paditet drejtori i spitalit Lezhë

Shqipëria

Skandali me viktimën në kamionçin, paditet drejtori i spitalit Lezhë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:18

Policia e Lezhës ka nisur një procedim penal ndaj drejtorit të spitalit të Lezhës por edhe ndaj dy mjekëve në lidhje me skandalin e transportimit të kufomës me kamionçinë nga policia.

Ata akuzohen se refuzuar të vënë në dispozicion autoambulancën për të transportuar kufomën që u gjet një ditë më parë në autostradën e Lezhës.

Në një komunikatë të policisë thuhet se ndaj Nevruz Bares, drejtorit të spitalit dhe ndaj P. L., vjeç 42, banues në Lezhë, me detyrë mjek ligjor, pranë spitalit rajonal Lezhë dhe A.B., vjeç 43, banues në lagjen Besëlidhja”, Lezhë, me detyrë mjek pranë spitalit rajonal Lezhë, kanë nisur procedime penale.

“Procedimi ndaj tyre filloi pasi gjatë ditës së djeshme nuk kanë vënë në dispozicion ambulancën për transportimin e një kufomë dhe megjithëse ishin njoftuar nga Salla e Komandimit të D.P.Q nuk kanë vepruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paraditen e 25 prillit 2015 mediat filmuan efektivë të Policisë së Lezhës teksa vendosnin trupin e pajetë të një 60-vjeçari në një batanije dhe më tej e vendosin në karroceri.

E kontaktuar me telefon, Policia e Lezhës bëri të ditur se i kishte kërkuar spitalit që të transportojë kufomën dhe teksa nuk kishte marrë shërbimin e kërkuar, ishte detyruar ta dërgonte kufomën në morg me mjete rrethanore.

Tre punonjës të komisariatit të Lezhës u pezulluan nga puna pasi u akuzuan për shkelje të rëndë të “Kodit të etikës” dhe “Procedurave standarde të punës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat