Basha prezanton kandidatët: Rama-Meta, burim i çdo fatkeqësie

Shqipëria

Basha prezanton kandidatët: Rama-Meta, burim i çdo fatkeqësie

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:11

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Berat ku ka prezantuar kandidatin e kësaj partie Kasëm Mahmutaj.

Ai është njohur me shqetësimet dhe problematikat e banorëve të zonës dhe u ka bërë thirrje që të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Nuk mund t;ia lëmë peng të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, zullumit Rama-Meta. Ka ardhur koha që të çohemi në këmbë dhe t’i themi ndal kësaj mënxyre”, ka thënë Basha.

Pas Beratit, Basha ka qenë edhe në Kuçovë dhe në Urën Vajgurore ku ka prezantuar kandidatët për këto bashki.

Aty ai ka thënë se Rama-Meta janë burimi i çdo fatkeqësie dhe ngriti shqetësimin se aleatët në pushtet “mund t’i kthehen zakoneve më të të këqija, blerjes së votës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat