Skandali: Dule kandidon në Himarë terroristin grek

Shqipëria

Skandali: Dule kandidon në Himarë terroristin grek

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:48

Dy partitë e minoritetit grek, MEGA dhe PBDNJ, garojnë më vete në bashkitë e Jugut, Sarandë, Finiq, Konispol, Himarë, Dropull dhe Delvinë.

Këshilli i Përgjithshëm i organizatës OMONIA, i mbledhur dje në Sarandë, në një takim me dyer të mbyllura, me votim të fshehtë, ka përzgjedhur Jani Babin për Bashkinë e Finiqit, Anastas Gudën për Bashkinë Konispol, Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, Kosta Zison për Bashkinë e Dropullit dhe Laert Stefanidhin për Bashkinë e Delvinës.

Fredi Bejleri, kandidati i PBDNJ¬së për Bashkinë e Himarës, njihet si një nga anëtarët e grupit terrorist MAVI, i dënuar nga drejtësia greke, pas sulmit në postën kufitare të Peshkëpisë, ku mbeti i vrarë komandanti i postës Fredi Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, në vitin 1994./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat