Sa pension do të marrin Rama, Berisha e Nano me ligjin e ri

Shqipëria

Sa pension do të marrin Rama, Berisha e Nano me ligjin e ri

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:33

Nëse ish-Kryeministri Sali Berisha vendos të dalë në pension, do të përfitojë rreth 1 milionë e 200 mijë lekë (të vjetra) nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Presidentin e Republikës Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e Parlamentit.

Duke u bazuar të ndryshimet në ligjin për pensionet suplementare, gazeta Shqiptarja.com ka bërë sot kalkulimet e përafërta se sa mund të jetë pensioni, për Presidentin Nishani, Ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe Kryeministrin aktual Edi Rama. Ligji i ri u jep funksionarëve të shtetit pension prej 25% të pagës referuese, nëse kanë deri në 2 vjet shërbim, ndërsa për çdo vit, mbi 2 vjet, përfitojnë një rritje prej 5%. Funksionarët e lartë të shtetit mund të marrin, pension pleqërie deri 60% të pagës referuese dhe mbi këtë tavan, nuk mund të përfitojë asnjë person.

Ish-Kryeministri Fatos Nano do të marrë një pension 96 000 lekë të reja. Nano e ka mbushur moshën e daljes ne pension, por nuk dihet nëse ka aplikuar për të marrë pensionin. Ish-Kryeministri Sali Berisha do të marrë një pension 120 mijë lekë.

Kryeministri aktual Edi Rama do të përfitojë një pension 77 mijë lekë. Ndërsa presidenti Bujar Nishani do të përfitojë një pension 154 200 lekë të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat