Blendi Gonxhe i rikthehet politikës, këtë herë me Nard Ndokën

Shqipëria

Blendi Gonxhe i rikthehet politikës, këtë herë me Nard Ndokën

Më: 26 prill 2015 Në ora: 08:26

I larguar shumë kohë më parë nga skena politike shqiptare, një nga ish-liderët e lëvizjes studentore të viteve ’90 Blendi Gonxhe, ka vendosur t’i rikthehet politikës.

Gonxhe do të garojë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për t’u bërë pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ai kthehet në politikë pas 13 vitesh, por këtë herë jo nëpërmjet Partisë Demokratike të cilën ai e themeloi bashkë me figura të tjera, por nëpërmjet Partisë Demokristiane të Nard Ndokës.

Mësohet se Gonxhe është i pari në listën e këshilltarëve të Partisë Demokristiane për Bashkinë e Tiranës.

Gonxhe ka zgjedhur kështu PDK-në e Nard Ndokës për t’u shërbyer qytetarëve të kryeqytetit. Ndoka ka deklaruar ditë më parë largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike, për t'iu bashkuar koalicionit qeverisës PS-LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat