Pas Kol Ballës, terroristët sulmojnë Baba Takun tek spitali Frrokut

Shqipëria

Pas Kol Ballës, terroristët sulmojnë Baba Takun tek spitali Frrokut

Më: 25 prill 2015 Në ora: 23:40

Syrit vëzhgues të gazetarit Ylli Dylgjeri nuk mund ti shpëtonin lajmet e fundit që kanë të bëjnë me vizitën e deputetit të LSI-së, Spartak Braho në spitalin ku ndodhet i shtruar edhe deputeti Mark Frroku. Madje deklaratat e Brahos, që hodhi poshtë

Dylgjeri: Pas gazetarit Balla, vazhdoi sërish sulmi kibernetik i hakerave edhe mbi Baba Takun aludimet se mund të ishte takuar me Frrokun dhe se kishte shkuar në spital për arsye shëndetësore, kanë gjetur “mbështetjen” e Dylgjerit. Në një status në Facebook, Dylgjeri shkruan se “Armiku po cenon sigurinë kombëtare”

“Përgënjeshtrim i Baba Takut…Pas gazetarit Balla, vazhdoi sërish sulmi kibernetik i hakerave edhe mbi Baba Takun. Hakerat njëherë sulmuan nga poshtë, e tashti sulmuan lart! – Armiku po cenon sigurinë kombëtare??? -Jo! Lajmi s’është i vërtetë… Kamerat e Spitalit gjerman hedhin dritë se Babai ishte i sëmurë prej kohësh…”, shkruan Dylgjeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat