Rama takon Singhammer: Mik i Shqipërisë

Shqipëria

Rama takon Singhammer: Mik i Shqipërisë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 23:23

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, kryeministri Edi Rama është takuar me zëvendëspresidentin e Bundestagut gjerman, Johannes Singhammer.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri, përmes profilit të tij në Twitter, ku shkruan:

“Me zv.Presidentin e Bundestagut gjerman Singhammer, mik i Shqipërisë dhe mbështetës i madh i reformave tona”, shkruan Rama në Twitter.

Më herët, Rama është takuar gjithashtu me kreun e qeverisë së Landit të Baden Wurtemberg, Ëinfried Kretschmann, si dhe ka zhvilluar një vizitë në muzeun e “Mercedes-Benzit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat