Marinza kërkon rehabilitimin, identifikohen dëmet

Shqipëria

Marinza kërkon rehabilitimin, identifikohen dëmet

Më: 25 prill 2015 Në ora: 22:33

Edhe pse kanë kaluar 25 ditë nga shpërthimi i pusit të naftës në fshatin Marinzë, banorët vijojnë të jetojnë në panik.

Në një pjesë të madhe të sipërfaqes së tokës ka çarje që tregon se gërryerja në shtresat e nëntokës është e madhe, që ka sjellë fundosjen e shumë pemëve frutore.

Shumë shtëpi janë tërësisht të pabanueshme dhe një pjesë e banorëve tregojnë se shpërthimet pranë shtëpive të tyre kanë vijuar edhe gjatë ditëve të fundit, si pasojë e gërryerjes nëntokësore.

“Dy metër larg gropës që ishte, shpërtheu një gropë më e madhe se e mëparshmja. Kjo do të thotë që toka këtu është shumë e paqëndrueshme”- thotë një banor i fshatit.

Komisioni i ngritur ka bërë evidentimin e dëmeve, por ende banorët nuk e dinë se kur do të dëmshpërblehen

Uji i puseve është i ndotur, çka ka bërë që banorët të furnizohen prej gati një muaji përmes boteve. Por të lodhur nga kjo situatë, banorët kërkojnë zgjidhje të shpejtë, jo vetëm nga kompania “Bankers”, por edhe nga institucionet shtetërore përgjegjëse.

Shpërthimi ku kryenin punimet specialistët e kompanisë kanadeze "Bankers Petroleum", shkaktoi dëme të mëdha në 90 shtëpi të fshatit Marinzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat