Halim Kosova dhe Erion Veliaj, së bashku në ditëlindjen e Profetit Muhamed

Shqipëria

Halim Kosova dhe Erion Veliaj, së bashku në ditëlindjen e Profetit Muhamed

Më: 25 prill 2015 Në ora: 22:21

Ka qene nje moment i veshtire ai mes dy kandidateve per bashkine e Tiranes, ted y te ftuar nga komuniteti musliman ne ditelindjen e profetit Muhamed. Mungoi shtrengimi i duarve mes te dyve, por nje pershendetje e shpejte u vu re mes Halim Kosoves dhe Erion Veliajt ne nisje te aktivitetit.
Sikletin per t’i shtrire doren i pari rivalit ne garen per Tiranen, Erion Veliaj e shmangu kur erdhi disa minuta me heret ne ditelindjen e profetit Muhamed.
Halim Kosova mberriti i shoqeruar nga Lulzim Basha. Te dy kaluan fare prane Erion Veliajt, dhe ndersa Lulzim Basha shmangu kontaktin me kandidatin e socialisteve, Halim Kosova zgjodhi ta pershendese me nje xhest te shpejte.
Takimet ne korridorin e ngushte te pallatit te kongreseve e zgjaten tensionin, por mes socialisteve dhe demokrateve nuk pati asnje shtrengim duarsh.
Kreu i komunitetit mysliman Skender Brucaj ishte kujdesur t’i bente bashke te majtet e te djathtet, por u duk qarte qe i kishte futur ne hall.
Bashkejetesa fetare nuk i ngjan asaj politike. Aktiviteti kishte filluar, por kleriku i krishtere mberriti prane atyre mysliman.
Nuk e njohu njohu ministrin e Mireqenies Sociale, apo voton demokratet arsyeja nuk dihet, por pershendetja ishte vetem per Lulzim Bashen.
Repertori i perzgjedhur nga besimtaret muslimane zgjati per gati 1 ore e 30 minuta.
Shpetim ishte nje fjale me kryetarin apo nje bisede ne telefon.
Ndonje foto per qytetaret apo ndonje selfi me ta.
Takuan kedo qe i dilte perpara, por bene sikur nuk e pane njeri tjetrin, ndonese urimet me heret kishin shperndare me mesazhe telefonike
Edhe ne ikje, pershendetja mungoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat