PD: Revolata popullore e ka futur në depresion Ramën

Shqipëria

PD: Revolata popullore e ka futur në depresion Ramën

Më: 25 prill 2015 Në ora: 21:29

Partia Demokratike deklaroi se Rama fshihet duke preznatuar kandidatët larg syve të qytetarëve. Në një reagim për mediat, PD tha se revolta popullore e ka futur në depresion Ramën. Nërsa e akuzoi atë se kur ishte kryetar bashkie, Tiranën e betonizoi, ndërsa tani që është kryeministër ka rritur papunësinë dhe për këtë dueht të mbajë përgjegjësi. Ndërsa sipas PD Basha i dha Tiranës vizionin e një qyteti modern.

“Sot nuk ka qytetar të Tiranës apo shqiptar që nuk e di që Lulzim Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj. Ndërsa Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, si kryeministër është përgjegjës për papunësinë, varfërinë, mjerimin, pasigurinë dhe eksodin. Por përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët më 21 Qershor. Qytetarët shqiptarë pyesin sot ku është Edi Rama? Pse nuk ballafaqohet me popullin e tij? Pse fshihet nëpër salla të errëta ku prezanton kandidatët larg syve të qytetarëve? Revolta popullore e ka futur sot në depression Edi Ramën por është e sigurt se me ndëshkimin që do marrë me 21 Qershor, nuk do të ketë doktor që ta marrë në dorë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat