Kur Rama e shpallte Kosovën “Personaliteti i vitit”

Shqipëria

Kur Rama e shpallte Kosovën “Personaliteti i vitit”

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:29

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të lodhur kandidatin demokrat Halim Kosova në një intervistë të dhënë dje.

Por deputeti Halim Kosova është përgjigjur me shumë qytetari dhe maturi.

Ai tha se në të shkuarën Edi Rama ka pasur tjetër kosnideratë për të.

Dhe në fakt po të kthehemi disa vite më pas është absolutisht e vërtetë.

Në një kronikë që e transmetoi edhe TCH, Rama e shpallte në vitin 2007 doktorim Halim Kosova si një ndër personalitetet e vitit.

“Këdo që kam takuar nuk më ka folur një fjalë të keqe për Halim Kosovën”, shprehej Rama asokohe kryebashkiak.

Por ndryshimi i statusit politik duket se i ka ndryshuar edhe mendimin Ramës…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat