Shpëtim Idrizi: Demokratët e meritonin që ti tradhëtoja

Shqipëria

Shpëtim Idrizi: Demokratët e meritonin që ti tradhëtoja

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:20

Mbledhja e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, me strukturat në Vlorë është shoqëruar me debate, pasi baza e kësaj force politike ka kërkuar shpjegime se përse nuk ishte pjesë e takimit edhe deputeti Dashamir Tahiri. Burime nga mbledhja, që u mbajt në pallatin e kulturës të qytetit bregdetar, thanë se

Idrizi u është përgjigjur duke thënë se deputeti Dashamir Tahiri “mesa duket ka një axhendë tjetër me atë të kryetarit të PDIU”. Ndër të tjera në takim Idrizi ka deklaruar se PDIU është “një”, përpos qëndrimeve të Tahirit.
Sipas Idrizit në PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri, pasi do të kërkojë postin e zv/ministrit të Jashtëm. “Do kërkojmë zv/ministrin e Jashtëm. PDIU rikonfirmohet një forcë politike e fortë. Jemi koalicion, do mbështesim koalicionin. Deputeti Dashamir Tahiri ka një axhendë tjetër. Tahiri s’është në linjën e kryetarit të PDIU. PDIU është “një” edhe pse Tahiri nuk është. PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri”, tha Idrizi në takim me strukturat në Vlorë.

Idrizi hodhi poshtë zërat se PDIU do të kërkojë Portin e Vlorës. “Nuk është e vërtetë që do të kërkojmë drejtorinë e Portit të Vlorës”, theksoi ai. Takimi i Idrizit në Vlorë vjen një ditë para vizitës që pritet të zhvillojë nesër deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, i cili nuk e ka pranuar marrëveshjen që kreu i kësaj partie, Idrizi ka bërë me PS-në.

Gjatë prezantimit të kandidaturës së PD për Vlorën, deputeti Dashamir Tahirit u shfaq në krah të Lulzim Bashës dhe bëri thirrje që qytetarët të votojnë kandidatin e PD-së dhe të djathtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat