Vizita te Frroku, reagon Braho

Shqipëria

Vizita te Frroku, reagon Braho

Më: 25 prill 2015 Në ora: 17:24

Spartak Braho ka mohuar të ketë qenë në spitalin ku ndodhet i shtruar deputeti Mark Frroku.

Ai tha se lajmet e përhapura janë të pavërteta.

“Jam i neveritur për dezinformimin që po bëhet. Nuk e kam vizituar Mark Frrokun. Unë kam qenë në spital për arsyet e mia shëndetësore”, ka thënë Braho.

ABCnews kishte filmuar daljen e Brahos nga spitali ku ndodhet i shtruar deputeti Mark Frroku.

Por mesa duket Braho nuk ka qenë aty për të takuar Frrokun por për një vizitë të tijën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat