Xhaçka betohet për kokën e mamit se Erioni është çun i mirë

Shqipëria

Xhaçka betohet për kokën e mamit se Erioni është çun i mirë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 16:24

Partia Socialiste reagoi të shtunën përmes deputetes Olta Xhaçka lidhur me akuzat që opozita ngriti kundër kandidatit për kryetar bashkie të maxhorancës për Tiranën, Erion Veliaj.
“As PD e as Halim Kosova nuk flasin dot për Tiranën. Nuk premtojnë dot asgjë për qytetarët pasi çdo premtim i tyre llogaritet si dështim i Lulzim Bashës”, deklaroi Xhaçka. Prandaj, vijoi ajo, e vetmja zgjidhje që kanë është të shpifin përditë për Erion Veliaj dhe punën e tij të shkëlqyer si ministër i mirëqenies sociale.

“Akuza e sotme, është e turpshme. Qeveria e Sali Berishës, ku Halim Kosova ishte ministër, nuk ofronte ndihme ekonomike por qoka politike. Qoka për ata që votonin Lulin dhe Saliun, për kryetare PD-je me biznese e dyqane, por jo ndihmë për ata në nevojë. Në më pak se dy vite, Ministri Veliaj zhduku abuzimin me ndihmën ekonomike për militantët politike dhe shtoi paratë në mbështetje të atyre që kishin realisht nevojë, u shpreh deputetja e PS-së Xhaçka.

Më tej ajo shtoi se, nga 3 500 lekë që merrte mesatarisht një familje në ndihmë ekonomike në Tiranë në kohën kur Halim Kosova ishte ministër i Sali Berishës, sot një familje në nevojë merr mesatarisht 5 300 lek në muaj, ose 51% më shumë. “Kjo për faktin e thjeshtë se lista është pastruar nga militanët dhe abuzuesit që kishte futur aty Partia Demokratike”, sqaroi Xhaçka.

Qytetarët, tha ajo, e shohin dhe e prekin vetë ndryshimin që ka sjellë në këto dy vjet Erion Veliaj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. “Pas 21 qershorit edhe qytetarët e Bashkisë të Tiranës do të kenë më në fund një kryetar bashkie që di të punojë për ta dhe për ndërtimin e një kryeqyteti modern, europian”, deklaroi Xhaçka./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat