Punimet në autostradë, bllokohet aksi Vorë-Tiranë

Shqipëria

Punimet në autostradë, bllokohet aksi Vorë-Tiranë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:24

Kahu i autostradës Vorë –Tiranë është sërish i bllokuar ditën e sotme. Qarkullimi i automjeteve është prej pak kohësh i bllokuar në

Punimet për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë vazhdojnë të bllokojnë qarkullimin në akset rrugore të autostradës Tiranë-Durrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit u kërkon ndjesë të gjithë drejtuesve të mjeteve për bllokimin e autostradës, njofton se aksi nga Vora në drejtim të sheshit “Shqiponja” do të qëndrojë i bllokuar.

Blutë njoftojnë se ky aks rrugor do të qëndroj i bllokuar për sa kohë do të vijojnë punimet.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Sot, duke marrë shkas nga punimet, të cilat po zhvillohen në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, rinjoftohen të gjithë përdoruesit e rrugës, për të na mirëkuptuar për trafikun që mund të krijohet pasi nuk do të funksionojnë të katër korsitë e autostradës, por vetëm dy korsi për shkak të fazës përfundimtare të shtrimit të rrugës nga Vora në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat