Rama në Muzeun e Mercedes, synon t’i bindë për investime

Shqipëria

Rama në Muzeun e Mercedes, synon t’i bindë për investime

Më: 25 prill 2015 Në ora: 11:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Muzeun e Mercedes-Benz në Gjermani, gjigantin e prodhimit të makinave prej vitesh. Në fokus të kësaj vizite, veç kuriozitetit, ishte edhe mundësia për ndonjë investim në Shqipëri.

“Në mjediset e muzeut fantastik të Mercedes-Benz me sipërmarrës të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, për mundësitë e investimeve në Shqipëri. Reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama thekson se klima për të bërë biznes në Shqipëri është përmirësuar, duke hapur rrugën një tjetër investimi. Kreu i qeverisë shqiptare e përcolli këtë lajm në rrjetin e tij social përmes disa fotografive, ku tregohen sallat madhështore të këtij muzeut, kushtuar pasionit të shumë personave.

benz rama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat