Lajm i keq! “Negociatat nuk ka shans të hapen këtë vit”

Shqipëria

Lajm i keq! “Negociatat nuk ka shans të hapen këtë vit”

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:46

Nëse do i besojmë lajmit të portalit Dtt-net, që operon prej shumë vitesh në Bruksel, Shqipëria nuk ka asnjë shans që të hapë negociatat me Bashkimin Europian këtë vit.

“Shqipëria nuk do të nisë negociatat për anëtarësim në BE këtë vit, për shkak të reformave të pamjaftueshme, të lidhura kryesisht me nivelin e lartë të korrupsionit, krimin e oanizuar, por edhe për shkak të përplasjeve të vazhdueshme politike mes mazhorancës dhe opozitës,” shkruan ky portal, që i referohet burimeve në Bruksel.

Komisioni Europian e ka vlerësuar qeverisjen e re dhe reformat e saj pas marrjes së statusit të vendit kandidat, por ende nuk ka asnjë fjalë për çështjen e hapjes së negociatave.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat