Hapet tenderi për rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit

Shqipëria

Hapet tenderi për rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:14

Banka e Shqipërisë ka nisur procedurat e prokurimit për rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit. Punimet që parashikohet të zgjasin brenda një afati kohor prej 3 vitesh, synojnë ta rikthejnë godinën në shërbim të Bankës Qendrore.

Në mbledhjen e datës 1 Prill 2015, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë realizimin e objektit të prokurimit, “Rikonstruksioni i godinës së ish-Hotel Dajtit, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet.

Ky vendim i jep fund braktisjes së një prej objekteve më të rëndësishëm të qendrës së Tiranës, që ka ngelur prej vitesh në gjendje të mjerueshme. Banka e Shqipërisë e bleu ish-Hotel Dajtin në vitin 2010 nga qeveria shqiptare për 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat