Basha përuron lulishten: Rama befasohet se e bllokoi

Shqipëria

Basha përuron lulishten: Rama befasohet se e bllokoi

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:11

Vetëm dy muaj para se të lejë postin e kryebashkiakut, Lulzim Basha po përfundon projektet e lëna përgjysmë në 4 vite të mandatit të tij, me motivin e bllokimit nga qeveria. Kryedemokrati Basha përuroi sot punimet në lulishten pranë parkut të autobusëve në Tiranë, që sipas tij nuk duhet të ishte përfunduar, pasi projekti ishte bllokuar.

Basha e cilësoi një projekt të rëndësishëm të mandatit të tij, të cilin arriti ta përfundonte vetëm dy muaj pas zgjedhjeve të ardhshme lokale.

“Nuk ishte as e para dhe as e fundit lagje që vazhdonte kështu prej më shumë se disa dekadash. Por ishte njëkohësisht edhe sfida jonë. Sot kemi rikthyer hapësirën e gjelbër ashtu siç duhet. Kryeministri befasohet sot nga ajo që sheh se ka menduar që e ka bllokuar çdo projekt të Bashkisë së Tiranës”, tha Basha.

Basha nuk la mënjanë as akuzat ndaj ish-kreut të Bashkisë, Edi Ramës, ndërkohë që theksoi se Tirana do të vazhdojë të drejtohet nga të djathtët pas 21 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat