Rama në Gjermani fton për investime Mercedes-Benz

Shqipëria

Rama në Gjermani fton për investime Mercedes-Benz

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:56

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Gjermani zhvilloi një bashkëbisedim me investitorë të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, në Mercedes-Benz Museum.

Kryeministri Edi Rama bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, reformave ekonomike, fiskale dhe administrative, sikundër iniciativat në kuadrin ligjor për lehtësimin e klimës së bërjes biznes dhe investimeve.

Në takim u ftuan investitorët gjermanë që operojnë në këtë sektor për të eksploruar mundësitë e investimeve në Shqipëri, ku sistemi fiskal dhe kostot e punës janë përparësi.

Po ashtu u ofrua e gjithë përkrahja e qeverisë shqiptare për suksesin e investimit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat