Bregu: Divorci, detyrim ushqimi për fëmijët

Shqipëria

Bregu: Divorci, detyrim ushqimi për fëmijët

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:32

Deputetja e partisë demokratike Majlinda Bregu i ka propozuar kuvendit dy ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me detyrimin automatik për ushqim ndaj fëmijëve për prindërit pas divorcit. Po ashtu edhe detyrimin e mediave online për të mos lejuar publikimin e komenteve denigrues.

Këto propozime u bënë pjesë e debatit me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ka ardhur moment ti thuhet ndal abuzimit e kjo sipas kryetares së Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu, duhet realizuar me ligj për dy çështje thelbësore. Zonja Bregu solli në kuvend dy iniciativa,e para ka të bëjë me detyrimin automatik për kujdesin ushqimor të prindërve për fëmijët në rastet e divorcit.

Iniciativa e dytë ka të bëjë me detyrimin e Mediave Online për të fshirë e mos lejuar publikimin e komenteve denigruese/vulgare. Në këtë pikë pjesë e debatit u bënë drejtues institucionesh, jurist dhe ekspertë të fushës.

Në këtë tryezë u dëgjuan mendimet e shoqatave te medias dhe shoqërisë civile e juristëve për projektligjin i cili ka ngjallur debate te shumta gjatë kohëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat