Rikthehet Hazbi Kasaj që mallkoi votuesit, KQZ e refuzon

Shqipëria

Rikthehet Hazbi Kasaj që mallkoi votuesit, KQZ e refuzon

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:22

andidatit të Partisë së Punës së Shqipërisë për qarkun e Gjirokastrës, Hazbi Kasaj, i është refuzuar kërkesa për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Hasbi Kasaj u bë i famshëm para 10 vjetësh pasi deklaroi “Ai që nuk më voton mua, i daltë kanceri në grykë”.

Hasbi Kasaj kishte bërë kërkesën në KZAZ, për t’u regjistruar por i ishte refuzuar. Më pas ai i është drejtuar KQZ, e cila, gjithashtu rrëzoi ankesën e tij.

KQZ miratoi me 7 vota pro, projektvendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore Nr.01, datë 21.04.2015, të paraqitur nga Z. Hasbi Kasaj, me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 03, datë 18.04.2015 të KZAZ-së Nr. 75, “Për mosregjistrimin e Komitetit Nismëtar, për organizimin e punës, për mbledhjen e nënshkrimeve për regjistrimin e z. Hasbi Kasaj si kandidat i propozuar nga zgjedhësit”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës së z. Hasbi Kasaj".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat