Falsifikimi për banesat sociale ndahet çështja e kryebashkiakut Fier

Shqipëria

Falsifikimi për banesat sociale ndahet çështja e kryebashkiakut Fier

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:46

Gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme te pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës të kryebashkiakut Baftjar Zeqaj, për të ndarë çështjen e tij dhe të anëtarëve të tjerë të komisionit të strehimit, përfshirë dhe drejtoreshën juridike të bashkisë, nga 5 të pandehurit e tjerë që akuzohen se në marrjen e banesave sociale kanë paraqitur dokumenta të falsifikuara.
Më katër maj të këtij vitit është caktuar seanca e radhës ku Prokuroria e Fierit do të shprehet me konkluzionet e saj lidhur me këtë çështje.
Anëtarët të komisionit të strehimit në bashkinë Fier Baftjar Zeqaj, Agron Begaj, Fatmir Kajolli, Ramiz Hoxhaj, Alfred Bocova, Selman Brace, Esmeralda Kapllanaj dhe Mimoza Kollçinaku kanë kërkuar që çështja e tyre të gjykohet veçmas nga ajo e përfituesve.
Sipas avokatëve mbrojtës të anëtarëve të komisionit te strehimit, shtetasit Mimoza Kollçinaku, Gazmir Dano ,Enver Lloshi, Shaban Selaci, Ylli Dhjari, Faslli Zhara, përfitues të banesave sociale kanë paraqitur dokumente të falsifikuara për të përfituat banesat.
Akuza për shpërdorimin e detyrës parashikon një dënim me burg deri në 7 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat