Halim Kosova dëgjon hallet e grave kryefamiljare

Shqipëria

Halim Kosova dëgjon hallet e grave kryefamiljare

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:21

“Unë vërtet po largohem nga kjo qendër por gjithë ditën do më ngelë në mëndje çfarë dëgjova nga këto gra. Më bëri shumë mirë të orientohem se çfar heq një pjesë e popullatës”

Kështu e ka vlerësuar takimin me nje grup grash kryefamiljare, kandidati për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova, i cili është njohur nga afër me problemet ekonomike. Kosova, ka apeluar që të gjithë duhet të kthejmë sytë nga kjo kategori në nevojë.

“Anën shëndetësore të këtyre grave tashmë e kanë të zgjidhur, por le të shohim cfarë të bëjmë më shumë. Duhet të kthejnë sytë nga këto”

Vetë gratë familjare i kanë të qarta nevojat e tyre, duke filluar nga ato shëndetësore deri tek, problemet ekonomike që në shumë raste pamundësojnë dhe shkollimin e fëmijëve.

“Nuk përfitojmë ndihmë ekonomike. Në shkolla të larta të përgjysmohet pagesa për shkollat e larta për fëmijët jetimë” thonë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat