Erion Veliaj: Jam rritur me ndihmë ekonomike nga mamaja ime

Shqipëria

Erion Veliaj: Jam rritur me ndihmë ekonomike nga mamaja ime

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:08

Në daljet e fundit publike si Ministër, Erion Veliaj, tha se në 2 vite të punës së tij janë ndërmarrë reforma të rëndësishme si rritja e ndihmës ekonomike apo nxjerrja e të miturve nga situata e rrugëve. Për ndihmën ekonomike, ka reaguar opozita duke thënë se Ministri gënjen dhe se kjo reformë ka larguar nga skema 20.000 familje.

Tiranë- Në takimet e fundit si Ministër, Erion Veliaj, nuk ka hezituar të përmend reformat sipas tij të suksesshme gjatë këtij 2 vjeçari.

Nga puna për strehimin e komunitetit rom, fëmijët në situatë rruge, e ndihma ekonomike.

Veliaj tha se nga skema e ndihmës ekonomike u hoqën abuzuesit dhe u rrit për familjet që kishin nevojë.

Për domosdoshmërinë e kësaj mbështjeje financiare, Ministri mori shembull personal.

Veliaj: “Edhe unë jam dikush që është rritur me ndihmë ekonomike dhe me një mama që duhet të rriste dy djem të vegjël. Ndihma ekonomike për ata që janë marrë me këtë proçes ka pasur një maksimum pre 45 mijë lekësh, sot maksimumi i ndihmës ekonomike është 86 mijë lekë. Ndaj ajo që bëmë është që militantët e partive, këta me dyqan merm eri, dyqan mishi, lokal. U thamë udha e mbarë se ju nuk jeni për këtë punë dhe paratë që kursyem nga këta njerëz ua shtuam atyre që janë reaisht nevojtarë”.

Por për ndihmën ekonomike reagoi menjëherë, Partia Demokratike nëpërmjet koordinatores së PD-së Reila Bozdo. Sipas opozitës, nga ndihma ekonomike janë hequr 20 mijë familje.

Bozdo: “Sot, ndyshe nga dje pranoi që ndihma ekonomike jepet me firmën e tij dhe që është ai përgjegjës i drejtpërdrejt për heqjen e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike dhe futjen në skemë të miqve e familjarëve të tyre. Ministri i mirëqënies personale është po ashtu përgjegjës për reduktimin e shumë se parave që marrin familjet në ndihmë ekonomike”.

Javën e ardhshme Veliaj do të nisë fushatën si kandidat i PS-së për Bashkinë e kryeqytetit. Ndërkohë në këtë dalje për nxjerrjen e fëmijëve nga situatae rrugës, kërkoi që Bashkitë të marrin masat e duhura.

Gjatë 2014, raportohet nga Ministria e Mirëqnënies Sociale dhe Rinisë se të miturit nuk janë më në rrugë, por janë kthyer ne familje dhe për këtë ka patur mbështetje financiare nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat