Eksodi, Meta: Varfëria ekziston por mos bini pre e mashtrimeve

Shqipëria

Eksodi, Meta: Varfëria ekziston por mos bini pre e mashtrimeve

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:04

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimeve për azil.

Ai vlerësoi se ky fenomen është manipuluar edhe nga organizata kriminale që duhet të goditen nga organet ligjzbatuese. Sipas Metës, kjo nuk do të thotë se varfëria nuk ekziston, por nuk duhet të harrojmë që varfëria s’është sfidë vetëm shqiptare.

Është detyrë e qeverisë dhe mazhorancës të gjejë zgjidhjet e duhura tha Meta duke shtuar se qeverisja ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë e hapur ndaj kritikave.

“Për shkak të krizës së zgjatur ekonomike në rajon dhe eurozonë ka tendenca eksodi në drejtim të vendeve më të zhvilluara. Ky fenomen është manipuluar edhe nga organizata kriminale që duhet të goditen nga organet ligjzbatuese. Kjo nuk do të thotë se varfëria nuk ekziston. Është detyrë e qeverisë dhe mazhorancës të gjejë zgjidhjet e duhura. Nuk duhet të harrojmë që varfëria nuk është sfidë vetëm shqiptare. Kjo situatë duhet kuptuar drejt dhe nuk duhet manipuluar apo përdorur për qëllime politike. Gjej rastin tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien viktime e këtyre rrjeteve kriminale mashtruese që përfitojmë miliona euro sepse do jenë po ata viktima duke u kthyer përsëri në Shqipëri më të varfër se më parë. Qeverisja ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë e hapur ndaj kritikave.”­ u shpreh Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat