“Serbi-Shqipëri, të ndjekin shembullin e Gjermanisë dhe Francës”

Shqipëria

“Serbi-Shqipëri, të ndjekin shembullin e Gjermanisë dhe Francës”

Më: 21 prill 2015 Në ora: 16:08

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nj takimi për zhvillimin e ekonomisë së rajonit.

Takimi është komentuar nga kryeministri në Facebook, ku shprehet se Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara, dhe të bëjnë atë që Gjermania dhe Franca bënë pas luftës:

“Me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për projektet e përbashkëta rajonale që do të nxisin ekonominë e vendeve tona dhe të Ballkanit, me besimin se Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara, duke bërë së bashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat