Halim Kosova pret në lokal kolegët e tij mjekë me ujë natyral

Shqipëria

Halim Kosova pret në lokal kolegët e tij mjekë me ujë natyral

Më: 21 prill 2015 Në ora: 14:56

Kandidati i konfirmuar zyrtarisht tanimë nga PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, e ka çelur garën e tij për Tiranën me një takim miqësor me kolegët mjekë.

Kosova i ka ftuar ata gjatë ditës së djeshme, në një nga lokalet e kryeqytetit dhe ajo çfarë bie në sy në tavolinën që ka bërë bashkë mjekët e miqtë e vjetër është uji. Ujë natyral për të gjithë… Mesa duket, mjeku Kosova dhe kolegët e tij s’heqin dot dorë nga konsumi i shëndetshëm, pavarësisht se ku dhe me kë ndodhen.

Uji pa gaz jo vetëm që është hidratues dhe shumë i shëndetshëm por ka edhe një të mirë tjetër: Nuk të shpenzon. Me siguri Kosova, duhet të ketë paguar një faturë më shumë se sa “modeste” nga ky takim me kolegët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat