Drama e Folrijes: Pas aksidentit dhe shtatëzanisë, nuk i paguajnë sigurimet

Shqipëria

Drama e Folrijes: Pas aksidentit dhe shtatëzanisë, nuk i paguajnë sigurimet

Më: 20 prill 2015 Në ora: 22:41

Florije Peçit, njërës prej të aksidentuarave në Himarë, në rastin kur një autobus me student nga Elbasani ran në humnerë dhe u shënuan shumë viktima, nuk i janë paguar ende paratë e sigurimeve nga ana e Byrorës Shqiptare të Sigurimeve.

Një gjë e tillë del nga padia që ajo ka ngritur në gjykatë, detajet e së cilës janë si më poshtë:

Detaje të çështjes civile Nr. 7619

Gjykata e shkallës së parë

Nr. i Çështjes:

7619

Dt. e regjistrimit:

16.04.2015

Paditesit:

Florije Peci

Te paditurit:

Byroja Shqiptare e Sigurimit

Lloji i Çështjes:

Padi Shkaktim Demi (Neni 608-654)

Baza Ligjore:

Neni 608 – 654

Objekti:

Detyrimin e pales se paditur te paguaje ne favor te pales paditese shperblimin e plote te demit qe rrjedh nga kontrata e sigurimit te pasagjerit ,te shkaktuar nga aksidenti i dates 21.05.2012 si pasoje e te cilit ka pesuar demtime te renda shendetesore shtetesja Florije Peci. Detyrimin e te paditurit te paguaje te gjitha shpenzimet gjyqesore dhe avokatore.

Statusi i dosjes:

Gjykim

Gjyqtari:

Manjola Bejleri

Si është historia

Në vitin 2012 ndodhi tragjedia e Himarës që mori jetën e dhjetra të rinjve.

Por kjo tragjedi la gjurmë të thella dhimbje te familjarët por dhe të gjithë shiptarët.

“Tragjedia” për një prej të mbijetuarave vazhdoi edhe më tej. Përveç dhimbjes dhe traumës vajzës ju desh të përjetonte dhe një shtatzani që askush nuk e ka marrë vesh të vërtetën.

Tashmë Florije Peçi, një prej të mbijetuarave të tragjedisë së Himarës, është bërë nënë. 22-vjeçarja ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, të cilën e ka quajtur Gadiela.

Historia e Florijes është tejet e dhimbshme. Pas aksidentit tragjik në Himarë, ajo ra në koma dhe u dërgua për kurim në një klinikë shëndetësore në Austri.

Po cili është babai i Gadielës?

Vetëm pak javë pas mbërritjes së saj pranë familjarëve në Shqipëri, Florija mëson se pret një fëmijë. Gjendja e saj shëndetësore u ndërlikua akoma më shumë me këtë shtatzëni të papritur. Mendohet se Florija është përdhunuar gjatë qëndrimit të saj në klinikën austriake. Prokuroria Shqiptare ka ngritur padi për të zbardhur çështjen, ndërsa pritet edhe përgjigjja e analizave të ADN-së për të mësuar se cili është babai i fëmijës.

Shkurt 2013

Prokuroia e Tiranës zyrtarizopi nisjen e hetimin për rastin e Florie Pecit duke komunikuar fillimisht me vëllain Gazmendin i cili bëri edhe denoncimin, si dhe me 10 persona të tjerë të cilët kanë informacion për ngjarjen.

Nëpërmjet një komunikimi për shtyp organi i akuzës sqaron se hetimet intensive po kryehen në Shqipëri. Prokuria po kërkon informacione të detajuara për qëndrimin në spital të pacientes Peci, saktësimin e konceptimit të shtatëzanisë si dhe detaje për personat të cilët kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria me 22-vjeçaren.

Sipas këtij institucioni informacionet e mbledhura kërkojnë akordim dhe më pas priten edhe rezultatet më konkrete. Ndërsa klinika në Austri në të cilën është kuruar 22-vjeçarja, ka bërë të ditur se janë në pritje të analizëve dhe ADN për rastin në fjalë.

Ndërsa shtatëznia Peci qëndron e shtuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ajo ka dal nga renimacioni dhe është duke vazhduar trajtimin në një dhomë të veçantë përbri reanimacionit. Mjekët thanë se gjendja shëndetësore e saj dhe fetusit është e stabilizuar dhe nuk ka patur asnjë komplikacion ndërsa shëndeti i saj mendor është ende delikat.

Tentuam të mësojmë mbi shëndetin e pacientes por dhoma të të cilën kurohej qëndron vazhdimisht e mbyllur. Mjekët lajmërohen në rast se pacientja kishte nevoja nga familjarët me anë të një zileje të brendshme. Pasi tentuam shumë herë motra e Florijes, Erida hapi në një moment derën dhe tha se nuk kanë asgjë për të thënë për mediat duke e kyçur sërish derën.

Përveç kujdesit nga mjekët e këtij materniteti, në dhomë me familjarët qëndron edhe një psikologe për shkak të gjendjes së rënduar të 22 vjeçares Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat