Rreth 600 familje të Komunës Shirgjan në Elbasan kanë protestuar për mos pajisjen me certifikata pronësie, pasi tokat e tyre nuk janë regjistruar.
Banorëve u janë dhënë tokat që pas ndarjes në 1991 me ligjin 7501, por prej 20 vitesh ky problem nuk ka gjetur zgjidhje.
Si pasojë e mos regjistrimit banorët nuk mund të kryejnë asnjë lloj veprimi mbi tokat e tyre. Banorët e Shirgjanit shprehen se ky problem nuk ka zgjidhje pavarësisht përpjekjeve të tyre
Për kryeplakun Bardh Qosja mos zgjidhja e këtij problemi prej vitesh detyron banorët të dalin në protestë për zgjidhjen e këtij problemi, në të kundërt banorët nuk do të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve.
Kryetari i Komunës Mustafa Shehu tha duke mos patur fuqi ligjore për zgjidhjen e problemit ka dërguar shkresë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, por nuk ka asnjë zgjidhje.