Eksodi për azil infekton juglindjen Me dhjetëra largohen nga Korça

Shqipëria

Eksodi për azil infekton juglindjen Me dhjetëra largohen nga Korça

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:25

Vala e eksodit infekton edhe rajonin juglindor. Dhjetëra qytetarë kryesisht të rinj dhe pjesëtarë të komunitetit rom mësohet se janë nisur drejt perëndimit me shpresën se do përfitojnë azil ekonomik.
Papunësia dhe pamundësia ekonomike renditen si shkaktarët kryesor të këtij fenomeni që ditët e fundit preku edhe qytetin e Korçës.
Mësohet se janë rreth 200 familje nga ky qytet që në harkun kohor të tre muajve janë nisur drejt Gjermanisë, ndërsa shumë prej tyre për të ndërmarrë një nisëm të tille janë detyruar të marrin para borxh.
Familjarët e të larguarve me lot në sy pohojnë së largimi nga vendi ishte alternative e vetme që ju kishte mbetur.
Frika se të afërmit e tyre do të rikthehen shumë shpejt është e madhe.
Personat të cilët kanë marre vendimin për tu larguar janë kryesisht banorë të periferisë dhe prej kohësh rezultojnë si të papunë.
Ata largohen përmes agjencive turistike fillimisht ne Itali ose Greqi dhe më pas zbarkojnë në kampet e azilantëve në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat