PR, dorëhiqet sekretari politik Baze

Shqipëria

PR, dorëhiqet sekretari politik Baze

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:46

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike për koalicion të përbashkët në zgjedhjet e qershorit Partia Republikane ka humbur dy prej figurave të saj.

Në takimin e kryesisë së Partisë Republikane nënkryetari i kësaj force Neritan Alibali si dhe sekretari për çështje politike Olsi Baze kanë deklaruar se nga sot dorëhiqen dhe nuk do të jenë më pjesë e Partisë Republikane.

Largimi i tyre nga drejtimi i strukturave të partisë është justifikuar me një tërheqje për arsye personale nga politika.

Dorëheqja e dy anëtarëve të PR vjen në një kohë kur Partia Demokratike me të cilën është nënshkruar tashmë një marrëveshje koalicioni refuzoi propozimin e republikanëve për të kandiduar Agron Dukën në Bashkinë e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat