Meta në konferencën e BE: Veprimtari kriminale me emigrantët

Shqipëria

Meta në konferencën e BE: Veprimtari kriminale me emigrantët

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:43

Kryeparlamentari Ilir Meta ka deklaruar nga konferenca e BE për kryeparlamentarët në Romë se po kryhet një veprimtari kriminale me emigrantët.

Meta ka qenë pjesë e kësaj konference pasi Shqipëria është një vend kandidat për në BE.

Fjalimi i Metës u përqendrua në tragjeditë e fundit ku më shumë se 1 mijë emigrantë u mbytën.

Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se me klandestinët po ndodhin veprimtari kriminale ndaj duhet forcuar bashkëpunimi mes shteteve si një element i rëndësishëm i parandalimit të këtyre ngjarjeve me një bilanc të dhimbshëm të humbjeve të njerëzve.

Meta kërkoi bashkëpunim për të luftuar nismat kriminale në Mesdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat