"Erion Veliaj më i mirë se kryebashkiaku i Londrës"

Shqipëria

"Erion Veliaj më i mirë se kryebashkiaku i Londrës"

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:21

Ish-këshilltari i Toni Bler, Alastair Campbell ka komentuar në “Twitter” kandidimin e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Në postimin e tij, Campbell e cilëson Veliajn “të talentuar” dhe “të aftë” dhe konsideron atë kryebashkiak më të mirë se Boris Johnson që drejton Londrën.

“Paç fat Erion Veliaj në dy javët e fundit si ministër para se të zgjidhesh kryebashkiak i Tiranës. I ri, i aftë dhe jo si Boris”, shkruan Campbell.


Gjithashtu, ish-këshilltari i Bler ka postuar edhe një foto të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku ky i fundit mban në duar librin e Campbell.

“Të paktën kryeministrin shqiptar, Edi Rama ka një libër të klasit të parë për udhëtimin e tij në klasin ekonomik”, shkruan Campbell.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat