Zgjedhjet, Duma shtyn gjyqin për prezantimin e kandidaturës

Shqipëria

Zgjedhjet, Duma shtyn gjyqin për prezantimin e kandidaturës

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:56

Një ditë para prezantimit të Grida Dumës si kandidate e partisë demokratike për bashkinë e durrësit, Duma nëpërmjet avokatiti i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës shtyrjen e procesit civil ndaj saj.
Më 14 prill Grida Duma nuk ka qenë e pranishme në seancën ku ajo është paditur për shpifje ndërsa Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën dhe pse mungonte një kërkesë e protokolluar për shtyrje.
Vendimi është marrë nga gjykatësja Elona Stavri, ndërsa procesi ndaj Gridës ka nisur pas padisë së depozituar për shpifje nga shoqëria EAG Comunication më 20 nëntor 2014.
Aktualisht në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar 5 seanca, ndërsa pritet që seanca e radhës të mbahet më 13 maj 2015.
EAG ka paditur Dumën për shpifje duke kërkuar për cënim imazhi 100000 euro dëmshpërblim, dhe mesa duket nuk tërhiqet pasi sipas padisë të depozituar nga EAG koordinatorja e PD-së në një konferencë për shtyp deklaroi se kompania e vëllait të ministrit Erion Veliaj kish ndryshuar emrin nga “Gogel” në “EAG Communication” dhe përmes kësaj ka përfituar miliona nga agjencitë shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat