Tom Doshi kërkon lirinë

Shqipëria

Tom Doshi kërkon lirinë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:26

Deputeti Tom Doshi ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë. Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Doshi kërkon hetim në gjendje të lirë.

Kërkesa e dorëzuar nga avokatët e tij, Vladimir Meçi dhe Ferid Muçaj do të shqyrtohet ditën e nesërme nga gjykata. Deputeti socialist ndodhet në arrest shtëpie prej tre javësh, pasi akuzohet se sajoi atentatin për vrasjen e tij.

Gjyqtarët që vendosën arrest me burg për Doshin dhe Frrokun ishin Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Admir Xhanxa, Majlinda Andrea dhe Artan Zeneli. E njëjta trupë gjyqtarësh vendosi më 30 mars masën "arrest me burg" për të riun nga Fushë-Kruja, Durim Bamin.

Sipas avokatëve të Doshit, ai akuzohet për “kallëzim të rremë” në një kohë kur vetë deputeti nuk ka bërë asnjë kallëzim në prokurori dhe në polici.

Masa e sigurisë e pengon të ushtrojë funksionet e tij si i zgjedhur dhe si deputet i Parlamentit shqiptar, si dhe e privon nga e drejta për të patur kontakt me zgjedhësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat