Demokristianët kalojnë majtas, Ndoka-Bushati firmosin me Ramën

Shqipëria

Demokristianët kalojnë majtas, Ndoka-Bushati firmosin me Ramën

Më: 20 prill 2015 Në ora: 15:57

Partia Demokristiane njoftoi gjatë ditës së sotme se ka vendosur të shkojë në zgjedhjet lokale me koalicionin qeverisës.

Kryetari i kësaj partie, Nard Ndoka u shpreh se bashkëpunimi me Partinë Demokratike ka qenë i pamundur.

Sipas tij PD-ja nuk iu dha “asnjë hapësirë demokristianëve”.

Një tjetër marrëveshje zgjedhore që nënshkroi kreu i PS Edi Rama sot, qe edhe ajo me Aleancën e Demokristianëve, e udhëhequr nga Zef Bushati.

Ky i fundit, gjatë një prononcimi për mediat tha se “do të marrim pjesë në koalicion me kandidatët tanë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat