PLL do të garojë e vetme në zgjedhje

Shqipëria

PLL do të garojë e vetme në zgjedhje

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:52

Këshilli Kombëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit vlerësoi se në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, PLL do të garojë e vetme.

“Në kushtet kur negociatat me partnerë të ndryshëm janë në zhvillim e sipër, Këshilli Kombëtar i PLL-së vendosi që t’ia delegojë kompetencat e veta kryetarit të PLL, Sulejman Gjana dhe kryesisë së partisë, që, në varësi të ecurisë së negociatave apo rrethanave të tjera që mund të krijohen, të marrë vendimin përkatës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 21 qershorit”, thuhet në njoftimin e PLL-së.

Ndërkohë dhe në këshillat bashkiakë në të gjitha ato bashki ku Kodi Zgjedhor e mundëson një gjë të tillë, PLL do të garojë me kandidatët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat