LRI, aksion pastrimi në Paskuqan

Shqipëria

LRI, aksion pastrimi në Paskuqan

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:49

Një grup të rinjsh nga Lëvizja Rinore për Integrim zhvilluan një aksion vullnetar për pastrimin e mjedisit në zonën e Paskuqanit. Të rinjtë menduan t’i shërbejnë komunitetit këtë të diel, së bashku me koordinatorin Edmond Stojku dhe zëvendësministren e Integrimit, Erisa Xhixho.

Nën moton “Përgjegjësi sociale në shërbim të komunitetit”, të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur një aksion në të gjithë Shqipërinë, për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe politikën se, mjedisi përtej derës së shtëpisë u përket të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat