Balla: Basha në 21 qershor mbyll karrierën politike, Kosova i lodhur

Shqipëria

Balla: Basha në 21 qershor mbyll karrierën politike, Kosova i lodhur

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:44

Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar sërish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se me vota të vjedhura ka qënë për katër vite në krye të Bashkisë së Tiranës. Në një status në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se në 21 qershor do të jetë dhe fundi politik i Lulzim Bashës me humbjen që do pësojë.

Balla shkon edhe më tej, kur thekson se asnjë nga PD nuk ka pranuar të garojë për Bashkinë e Tiranës, pasi sipas tij Basha ka lënë një gropë të madhe. Deputeti socialist shkruan se Basha po përgatit alibinë e humbjes me nëj kandidat të lodhur si Halim Kosova.

"Sot degjuam nje cmenduri tjeter nga Lulzim Basha. Ai e konsideroi votën një armë në dorë të çdo shqiptari. Ky krahasim i votes me armen eshte i papranueshem dhe duhet denuar me force. Nuk kam asnje dyshim qe Lulzim Basha do ta mbylle te ardhmen e tij ne politike me 21 qershor, per tu mbajtur mend si nje nder politikanet qe gjate gjithe karrieres se tij dha vetem idiotesi, si kjo e sotmja.
Vota, mer Lul, eshte liria, eshte demokracia, eshte e drejta baze e cdo qytetari per te zgjedhur. Vota eshte ndershkim, por kurresesi nuk eshte arme, sepse zgjedhjet nuk jane lufte.
Ti, Lul, nuk duhet te flasesh per voten. Sepse ti je produkt i votes se vjedhur. Saliu yt keqperdori Ristanin (nje pijanec i rendomte), per te prodhuar vota te vjedhura, qe ti te mund te beheshe Kryetar i Bashkise se Tiranes. Apo harrove? Harron ti, Lul, po nuk harron populli.
Populli nuk harron as fajesine tende, qe urdherove zjarrin dhe helikopterin me lende helmuese, kunder popullit qe protestonte per voten e lire.
Ti, Lul, perdore armet kunder protestuesve per voten e lire, por vota nuk eshte arme. Ne fakt ti Lul, je arma ne doren e Saliut. Por ti nuk i hyn me ne pune as Saliut.
Tirana eshte gati te filloje nje histori te re me 21 Qershor.
Ti Lul, Kerkoi ndjese Tiranes, per vete, por edhe per kunatin, si e vetmja gje qe mbahet mend ne kater vitet e tua si kryebashkiak. Sepse ti do te mbahesh mend si Kryetari i Bashkise, qe punoi vetem per kunatin.
Halim Kosova eshte zgjedhja e lodhur e e jotja, Lul, dhe e Partise Demokratike, pasi te gjithe kandidatet e tjere u terhoqen nga sfida per shkak te humbjes se sigurte.
Trego cfare te tha Jorida dhe Gerti kur i thirre per kandidate. Ke lene grope te madhe ti Lul. Ik Lul, ik. Kthehu ne Hollande. Por mos e quaj voten arme. Sepse vota eshte liria, eshte demokracia. Dy fjalet mbi te cilat partia jote filloi historine e vet, por qe per fat te keq kjo parti perfundoi ne "drejtimin" e nje deshtaku si puna jote.
Eshte per te ardhur keq ku ka perfunduar sot Partia Demokratike. Ik Lul, ik", ka shkruar Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat